Kryetarja Haxhiu priti në takim lamtumirës Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, Heleni Vakali

Prishtinë | 14 Tet 2026 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim lamtumirës Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Heleni Vakali.

Kryetarja Haxhiu falënderoi znj. Vakali për bashkëpunimin dhe përkushtimin e saj gjatë shërbimit në Kosovë dhe i uroi suksese në angazhimet e saj të ardhshme.

Në takim u shpreh vullneti për të thelluar bashkëpunimin dhe për të avancuar më tej marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Të ngjashme