Leposaviq: I mituri dyshohet se hyri nga Serbia në Kosovë përmes rrugëve ilegale, ndalohet nga policia

Prishtinë | 16 Tet 2026 | 09:38 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka ndaluar një të mitur në fshatin Qirkoviq të Leposaviqit, i cili dyshohet se ka kaluar kufirin nga Serbia në Kosovë përmes rrugëve ilegale.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 15 tetor, rreth orës 14:25, kur zyrtarët policorë, gjatë patrullimit, kanë ndaluar një automjet me targa të Serbisë, të cilin e drejtonte i dyshuari, mashkull kosovar i mitur.

Për rastin, të miturit i është shqiptuar një tiketë kundërvajtjeje.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt hetimore.

Të ngjashme