“I’ll never STOP loving you”, Rama për Shqipërinë: E kam dashur pa rezervë dhe e dua sot që s’ka forcë që e rrëzon

Thessaloniki, Greece - Nov. 03, 2024. Albanian Prime Minister Edi Rama holds a speech during a pre-election rally, talking to Albanian migrants living in Greece.
Prishtinë | 16 Tet 2026 | 14:00 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, në ditën e katërt të protestës së studentëve.

Ai ka theksuar se Shqipërinë e ka dashur pa rezervë kur e kanë përplasur përtokë, derisa thotë se vazhdon ta do pa rezervë edhe sot, kur, sipas tij, s’ka forcë në botë që e rrëzon më përtokë.

“Pa rezervë e kam dashur Shqipërinë kur e kishin përplasur përtokë dhe pa rezervë e dua sot, kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më përtokë”, shkruan Rama në mesazhin e tij.

Kujtojmë se protestat e studentëve janë përshkallëzuar, ku përpos dhunës fizike, janë dëmtuar objekte institucionale dhe biznese private.

Të ngjashme