Jose Mourinho ka ndryshuar skemën e Real Madridit para El Clasicos ndaj Barcelonës, duke u mbështetur te Fede Valverde, Arda Guler, Endrick dhe Yan Diomande.
Valverde po aktivizohet si mbrojtës i djathtë, ndërsa Guler luan më i tërhequr në mesfushë. Ndërkohë, Endrick po fiton hapësira në krahun e djathtë, kurse Diomande ka shkëlqyer me paraqitjet dhe golat e fundit.
Pas dy fitoreve radhazi me rezultat 4-1 ndaj Sevillas dhe Leipzigut, Mourinho synon ta vazhdojë këtë formë në përballjen e së dielës me Barcelonën, e cila ka gjashtë pikë më shumë në renditje.