Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës: Duhet të mbajë përgjegjësi morale pas vrasjes së Arlindës

Prishtinë | 26 Tet 2026 | 18:43 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, duke thënë se pas vrasjes së Arlinda Zekajt ajo duhet të marrë së paku përgjegjësi morale, raporton Ekonomia Online.

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, Tahiri ka theksuar se përgjegjësia penale u takon ta përcaktojnë institucionet kompetente, por sipas tij, ministrja duhet të reflektojë përmes dorëheqjes. Ai ka kërkuar veprim dhe përgjegjësi institucionale, duke thënë se diskutimet dhe deklaratat nuk mjaftojnë përballë rasteve të tilla.

“Sot kërkohet përgjegjësi, institucionale penale dhe morale, ku vendi i Republikës së Kosovës nuk mund ta vë dikë para përgjegjësisë penale, sepse janë institucionet përgjegjëse kompetente. Por po, përgjegjësi morale. Edhe zyrtarët e kabinetit qeveritar, përkatësisht konkretisht zonja Gërvalla, sot minimumi i minimumit do të duhej që të mbajë përgjegjësi morale. Minimumi i minimumit. Si reflektim i përgjegjësisë, i ndjeshmërisë të kësaj qeverie, zonja Gërvalla sot është dashur me dhënë dorëheqje. Nuk është seminare, po e përsëris, nuk është diskutimi me moralizu, për uljen e gruas në shoqëri sot. Sot duhet me dhënë përgjegjësi, sot duhet me vepru. Sot duhet me u ndez turpnum, secili prej neve. Sot duhet me hesht. Sot duhet me reflektu”, tha ai.

Figura e tanishme s’ka tekst alternativ. Emri i kartelës është: arian-tahiri.jpg

Të ngjashme