IPK nis veprimet hetimore dhe verifikuese lidhur me trajtimin e rasteve të raportuara në Polici nga e ndjera në Pejë

Prishtinë | 26 Tet 2026 | 19:03 | Nga Ekonomia Online

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) njofton se në kuadër të mandatit dhe kompetencave ligjore, ka filluar ndërmarrjen e veprimeve hetimore dhe verifikuese lidhur me mënyrën e trajtimit nga Policia e Kosovës të të gjitha rasteve të raportuara nga e ndjera Arlinda Zekaj.

IPk thekson se “këto veprime po ndërmerren me autorizimin e Prokurorisë së Shtetit dhe kanë për qëllim verifikimin e plotë të veprimeve dhe procedurave të ndjekura nga zyrtarët policorë gjatë trajtimit të raportimeve të saj”.

“Në kuadër të këtij procesi, IPK do të shqyrtojë mënyrën e pranimit, evidentimit, vlerësimit dhe trajtimit të secilit raportim, si dhe veprimet e ndërmarra apo eventualisht të mos ndërmarra nga zyrtarët policorë përgjegjës”, vijon njoftimi.

Sipas IPK, “qëllimi i këtyre veprimeve është vlerësimi i ligjshmërisë dhe përputhshmërisë së veprimeve policore me procedurat dhe detyrimet ligjore, si dhe identifikimi i përgjegjësive eventuale individuale dhe institucionale, nëse konstatohen shkelje apo lëshime gjatë trajtimit të rasteve të raportuara”.

Postimi i plotë:

Të ngjashme