Hani i Elezit renovon sallat sportive, synon investime të reja në sport

Prishtinë | 27 Tet 2026 | 11:39 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Hanit të Elezit ka renovuar tri salla sportive në kuadër të shkollave, ndërsa synon investime të reja në fusha sportive dhe në stadiumin “Suad Brava”.

Kryetari i komunës, Mehmet Ballazhi, në emisionin në Klan Kosova, tha se për renovimin e stadiumit nevojiten rreth 1.3 milion euro, përfshirë zgjerimin e fushës dhe ndërtimin e zhveshtoreve.

“Po mundohemi që këtë potencial, këtë rini, ta angazhojmë përmes sportit dhe të krijojmë hapësira ku të rinjtë të kenë mundësi të merren me aktivitete sportive”, ka deklaruar Ballazhi.

Të ngjashme