Prokuroria pushon hetimet për grantet, Peci: Dy vjet të rënda linçimi, baltosje e shpifje të ulëta e të mbushura me helm kundër meje

Prishtinë | 27 Tet 2026 | 12:23 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Mitrovicës ka reaguar përmes një postimi, duke thënë se Prokuroria Speciale ka dhënë përgjigjen lidhur me pretendimet dhe akuzat që, sipas tij, janë ngritur kundër tij gjatë dy viteve të fundit.

Në reagimin e tij, ai ka deklaruar se gjatë kësaj periudhe është përballur me linçim, shpifje dhe sulme ndaj punës së tij, duke pretenduar se vendimi i Prokurorisë u jep fund këtyre akuzave.

Postimi i tij i plotë:

“|Foli Prokuroria Speciale – sepse grantet janë dhënë vetëm me meritokraci

Dy vjet të randa linçimi, baltosje e shpifje të ulta e të mbushura helm kundër meje e kundër asaj çfarë përfaqësoj, morën përgjigjen e duhur, të ditur dhe të pritur.

Prokuroria paska folur qartë, sepse nuk kishte arsye e dëshmi për të folur ndryshe e për të mos mbyllur insinuatat e sulmet e orkestruara kundër punës sime të ndershme.

Zyrtarët e LDK-së që e ngritën këtë kallëzim penal, por edhe të gjithë ata që hodhën gurin e fshehën dorën, do të përballem me kallëzim penal për deklarim të rrejshëm.

Ndërsa ju, qytetarëve të shumtë nga gjithë Kosova e mërgata, fort ju falenderoj që keni besuar në mua, përkundër luftës speciale kundër meje.

Ju siguroj se asgjë nuk mund ta njollosë punën time të ndershme si Ministër, në shërbim tuajin, në shërbim të Kosovës.”ka shkruar Peci.

Të ngjashme