Vrasja e Arlindës, protestohet para Gjykatës në Pejë

Prishtinë | 27 Tet 2026 | 13:47 | Nga Ekonomia Online

Vrasja e Arlinda Zekajt ka tronditur gjithë Kosovën.

Institucionet e sigurisë dhe ato të drejtësisë nuk arritën të mbrojnë atë, përkundër që ajo disa i kishte paralajmëruar se jeta e saj është në rrezik.

Dhjetëra qytetarë janë duke protestuar para  Gjykatës në Pejë, një nga institucionet përgjegjëse për rastin e Arlindës.

Duke e mbajtur fotografinë e Arlindës, ata kërkuan përgjegjësi nga institucionet mbi rastin tragjik.

Të ngjashme