Lipa mori pjesë në një bisedë në Royal Festival Hall, në Londër, së bashku me shkrimtaren Zadie Smith dhe poetin Mustafa. Diskutimi u përqendrua te letërsia, lista e saj e gjatë e leximit dhe romani debutues i Smithit, “White Teeth”, i botuar në vitin 2000. Këngëtarja, e cila e ka dëshmuar vazhdimisht dashurinë për librat edhe përmes nismës së saj Service95 Book Club, u shfaq me dy stile të ndryshme, por po aq tërheqëse.
Për paraqitjen e parë, ajo zgjodhi një kombinim nga koleksioni vjeshtë 2026 i Chanel, në ngjyrë të kuqe të ndezur, me detaje prej gëzofi artificial në mëngë dhe në pjesën e ijeve. Veshjen e kompletoi me çizme të zeza deri te gjuri nga Le Silla, ndërsa flokët i kishte mbledhur në një topuz elegant, duke vënë në pah vathët gjeometrikë, shkruan KultPlus.
Në paraqitjen e dytë, këngëtarja u shfaq me një kombinim të plotë nga Prada, të përbërë nga një bluzë pa mëngë dhe fund midi prej najloni të zi. Vëmendjen e morën këpucët me taka të shkurtra, të mbuluara tërësisht me pupla të bardha artificiale, të cilat kushtojnë rreth 2.450 dollarë. Ajo i kombinoi me çorape të markës Prada, të zbukuruara me motive lule.
Megjithatë, krahas veshjeve, një tjetër detaj i paraqitjes së saj u shndërrua në frymëzim për sezonin e ri të bukurisë: manikyri në ngjyrë të gjelbër të errët, e njohur si bottle green. Përmes një serie fotografish të publikuara në Instagram, Dua Lipa prezantoi këtë nuancë elegante, e cila pritet të jetë ndër trendet e spikatura të vjeshtës dhe dimrit 2026.
Këngëtarja e kishte zgjedhur ngjyrën e gjelbër të thellë për thonjtë e gjatë, në formë bajameje, duke i dhënë manikyrit një efekt kromi me shkëlqim metalik. Përfundimi pasqyron dritën dhe krijon një pamje të ngjashme me efektin cat-eye, duke i dhënë ngjyrës një dimension më të sofistikuar.
Kjo nuancë, që shpesh lidhet me festat e fundvitit, këtë sezon shfaqet në një version më të errët dhe elegant, të përshtatshëm për kombinime të ndryshme. Efekti i shkëlqyeshëm kujton edhe thonjtë e famshëm glazed donut, të popullarizuar nga Hailey Bieber, por me një tonalitet më të thellë dhe më karakteristik për stinën e ftohtë.
Përmes stilit të saj, Dua Lipa dëshmon edhe një herë se paraqitjet publike mund të shërbejnë si burim frymëzimi jo vetëm për modën, por edhe për tendencat e bukurisë.
Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa ka tërhequr vëmendjen në Festivalin e Letërsisë në Londër 2026, ku ka folur për pasionin e saj për librat, ndërsa është shfaqur me dy kombinime të veçanta, duke sjellë edhe një nga trendet më të spikatura të bukurisë për sezonin vjeshtë-dimër 2026.