Musliu-Shoshi ngre shqetësime para delegacionit të NATO-s për vendimin e Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Prishtinë | 28 Tet 2026 | 14:02 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka ngritur shqetësime lidhur me vendimin e fundit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Këto shqetësime ajo i ka shprehur gjatë një takimi me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ku ka kërkuar vëmendje të shtuar nga aleatët ndërkombëtarë ndaj procesit gjyqësor.

“Nga aleatët tanë kërkova vëmendje ndaj procesit të Apelit dhe respektim të plotë të standardeve ndërkombëtare të drejtësisë”, ka deklaruar Musliu-Shoshi.

Deputetja e PDK-së ka theksuar rëndësinë e respektimit të standardeve të drejtësisë, duke përcjellë edhe një mesazh lidhur me trajtimin e historisë së luftës së Kosovës.

“Drejtësia nuk guxon të bëhet në kurriz të së vërtetës historike”, ka përfunduar Musliu-Shoshi.

Të ngjashme