Pamje nga arrestimi i Albert Sylajt, i akuzuar për vrasjen e Arlinda Zekajt

Prishtinë | 28 Tet 2026 | 14:45 | Nga Ekonomia Online

Radio Televizioni i Kosovës ka publikuar pamje të arrestimit të Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen  e Arlinda Zekajt.

Në pamjet e siguruara shihet momenti kur zyrtarët policorë arrestojnë Sylajn.

I dyshuari u lokalizua dhe u arrestua mbrëmjen e 27 tetorit në Deçan, rreth orës 23:40, pas një operacioni policor dhe bashkëpunimit me qytetarët.

Në operacionin për kapjen e tij kanë marrë pjesë njësi të shumta policore, përfshirë njësitin special FIT.

Rasti ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik, si dhe thirrje për përgjegjësi institucionale dhe trajtim të rasteve të dhunës me seriozitetin e duhur.

Të ngjashme