Veliaj pas zhvendosjes në paraburgimin e Fierit: Rrëmbim policor dhe transferim politik

Prishtinë | 28 Tet 2026 | 15:13 | Nga Ekonomia Online

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit, pas një vendimi të marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Veliaj, i cili prej shkurtit të vitit 2025 qëndronte në paraburgimin e Durrësit pas arrestimit në kuadër të hetimeve të SPAK-ut, tashmë do të mbahet në institucionin e vuajtjes së dënimit në Fier, raportoi “A2 CNN”.

Sipas informacioneve vendimi për transferimin është marrë nga autoritetet e Burgjeve dhe nuk ka ardhur si rezultat i një kërkese nga vetë kryebashkiaku. 

Veliaj e konsideron transferim politik zhvendosjen e tij nga paraburgimi i Durrësit në atë të Fierit.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale ai thekson se kemi të bëjmë me një rrëmbim policor që i cënon rëndë të drejtat

Veliaj i kërkon Ministrit të Drejtësisë, Avokatit të Popullit dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit të ndërhyjnë urgjentisht, të verifikojnë arsyet dhe shkaqet e këtij transferimi, që sipas tij është politik.

Të ngjashme