Incident në Podujevë, një person bie në prangat e policisë

Prishtinë | 02 Nën 2026 | 09:00 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar në Podujevë, nën dyshimin për veprën penale “Vrasje në tentativë”, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër.

Rasti ka ndodhur më 1 nëntor 2026, rreth orës 14:00-14:10, kur pas raportimit për të shtëna me armë zjarri, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Policia bën të ditur se i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka shtënë disa herë në drejtim të viktimës, gjithashtu mashkull kosovar, por nuk e ka qëlluar atë.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë, e cila është sekuestruar si provë materiale.

I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, policia ka kontrolluar edhe shtëpinë e të dyshuarit, por nuk ka gjetur ndonjë gjë të dyshimtë.

Të ngjashme