Një incident raportohet të ketë ndodhur sot në objektin e Ministrisë së Ekonomisë.
Bëhet fjalë për një kanosje që njëri prej zyrtarëve i bëri drejtuesit të tij.
Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
Ai, ka thënë se njësitet policore kanë reaguar menjëherë dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa lidhur me rastin një person është shoqëruar në stacionin policor.
“Sot, rreth orës 12:00, Policia ka pranuar informatën për një rast të kanosjes në objektin e Ministrisë së Ekonomisë. Njësitet policore kanë reaguar menjëherë dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa lidhur me rastin një person është shoqëruar në stacion policor. Njësitet relevante janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë Pllana për Ekonomia Online.