Sindikata e Punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës (SPERTK) ka njoftuar të gjithë anëtarët dhe punonjësit e RTK-së se Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës ka marrë vendim zyrtar për shpalljen e pranueshme të ankesës sonë lidhur me diskriminimin në fondet publike, ku përfshihet edhe kërkesa jonë legjitime për pagën e 13-të.
Përmes një njoftimi zyrtar të pranuar nga Avokati i Popullit, Naim Qelaj, konfirmohet se ankesa e dorëzuar nga SPERTK më datë 09/10/2026 i plotëson të gjitha kriteret ligjore dhe tashmë ka kaluar në fazën e hetimit të shkeljeve të pohuara..
“Ky vendim përbën një hap jetik në betejën tonë ligjore dhe sindikale për të mbrojtur të drejtat e punëtorëve të RTK-së dhe për të garantuar trajtim të barabartë e të drejtë në shpërndarjen dhe menaxhimin e fondeve publike. Avokati i Popullit ka nisur zyrtarisht hetimet në bazë të Nenit 21.1 të Ligjit për Avokatin e Popullit për të verifikuar pretendimet tona për shkelje të të drejtave, mohimin e pagës së 13-të, dhe keqpërdorim nga ana e autoriteteve publike”, thuhej në njoftim.
Sindikata e Punëtorëve të RTK-së (SPERTK) mbetet plotësisht e përkushtuar që të bashkëpunojë ngushtë me Institucionin e Avokatit të Popullit, duke ofruar të gjitha dokumentet, argumentet dhe sqarimet e nevojshme shtesë që ky proces hetimor të zbardhë deri në fund diskriminimin e pretenduar.