I jashtëzakonshëm Lutfi Dalipi, shkëlqen me gol dhe shpallet “Lojtari i ndeshjes” ndaj Lausannes

Prishtinë | 22 Nën 2026 | 19:21 | Nga Ekonomia Online

Vaduz ka marrë një pikë të madhe në udhëtim te Lausanne-Sport, në kuadër të xhiros së 14-të në elitën e futbollit zviceran.

Më meritori për pikën e mysafirëve ishte padyshim lojtari më i ri i Kosovës, Lutfi Dalipi.

Ylli nga Presheva zhvilloi një tjetër paraqitje vendimtare, ku faktikisht edhe shënoi në barazimin 2-2.

Pas asistimit të Djokic, Dalipi me një goditje të bukur e mposhti portierin vendas (78’).

“Sofacore” e vlerësoi me notën më të lartë 8.9 edhe pasi edhe fitoi 13 duele si dhe kompletoi katër driblime në proces.

Për të, ky është goli i gjashtë në kampionatin zviceran ndërsa ka të kompletuar edhe nëntë asistime në proces.

Kujtojmë, Dalipi e zgjodhi Kosovën në muajin nëntor ndërsa do të jetë në dispozicionin e Franco Fodas menjëherë në muajin mars, kur të nisin kualifikueset për Kampionatin Evropian “Euro 2028”.

Të ngjashme