Tre persona kanë humbur jetën brenda 24 orëve të fundit, në ballafaqimin me koronavirusin në Maqedoninë e Veriut, transmeton Gazeta Metro.
Kjo është bë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë, ku tutje kanë njoftuar se 26 persona të tjerë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Ndërkaq, edhe 17 persona të cilët ishin të infektuar, janë shëruar duke çuar në 1 mijë e 470 numrin e përgjithshëm të të kuruarve.
Ndërkaq, me rritjen e numrit të viktimave është rritur edhe shifra e përgjithshme e të vdekurve nga ky virus, ku deri më sot numri I tyre ka arritur në 119.