Me tërheqjen e deputetit Haxhi Shalës, Grupi Parlamentar i Nismës Socialdemokrate nuk do të funksionojë si i veçantë në Kuvendin e Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani në seancën e Kuvendit.
Osmani lexoi njoftimin e deputetit tashmë të AAK-së, Haxhi Shala, dhe tha se deri në një vendim tjetër GP Nisma Socialdemokrate shuhet në Kuvend.