A do ta bind Albin Kurtin të dëshmojë për rastin e rezervave shtetërore? Rozeta Hajdari “hesht”

Prishtinë | 03 Dhj 2025 | 16:33 | Nga Diellza Gashi

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, gjatë konferencës për media në kuadër të “CEFTA Week 2025”, u pyet nga gazetarët lidhur me seancën e 10 dhjetorit dhe nëse do ta bindë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, si dhe për reagimin e ambasadës, raporton Ekonomia Online.

Hajdari refuzoi t’i komentojë këto çështje, duke theksuar se konferenca ishte e dedikuar vetëm për CEFTA-n.

“Kjo konferencë është pikërisht për CEFTA 2025. Kam konferencë në lidhje më këto pyetje, kam të drejtën time ashtu siç e kam përcaktuar agjendën e sotme. Faleminderit për pyetje, shfrytëzoj te drejtën time vetëm për javën CEFTA 2025, për tema jashtë temës së CEFTA jam e gatshme çdoherë mirëpo sipas temës së caktuar në konferencë”, tha ajo.

Të ngjashme