Marrëveshja e Kumanovës në Bërrnjak dhe Jarinje : Pas Konferencës së Rambujesë , në Kumanovë u nënshkrua Marrëveshja Tekniko – Ushtarake për tërheqjen e forcave të armatosura serbe nga Kosova midis gjeneralëve të NATO-s dhe gjeneralëve serbë . Gjeneralët serbë gjatë nënshkrimit të marrëveshjes i kishin duart e përgjakura me gjakun e mijëra dhe dhjetëra mijëra shqiptarëve të vrarë dhe të masakruar . Kjo Marrëveshje ishte arritur pa praninë dhe përfaqësimin e palës kosovare , thuaja se bëhej fjalë për luftën e shkaktuar në Angola e jo në Kosovë. Nënshkrimin e kësaj Marrëveshjeje , pala kosovare e mori si dorëzim të palës serbe , pala ndërkombëtare ishte e përmbajtur kurse pala serbe e mori si pushim i shkurtër para betejave tjera . Kur arrihet ndonjë marrëveshje e pakushtëzuar , pala që e humbë luftën nuk mund të vendosë kushte por pranon ate që i ofrohet. Në rastin konkret , ushtria , policia dhe paramilitarët serbë jo që u dorëzuan por , përkundrazi morrën me vete tërë arsenalin e armatimit që e shfrytëzuan për të vrarë shqiptarë , për t’ua vënë flakën dhe zjarrin çdo gjëje ishte në perimetrin e tërheqjes , për të plaçkitur çdo gjë që mund të merrnin me vete sikur që morën një numër të konsideruar të shqiptarëve si pengje të luftës e që një numër i tyre përfunduan në llogoret e Serbisë kurse një numër u ekzekutuan dhe masakruan në Batajnicë , Petrovo Sello , liqenin në Peruqac etj. Pra , në rastin konkret bashkësia ndërkombëtare i favorizoi kriminelët kurse i diskriminoi viktimat reale e ato ishin viktima shqiptare. Pas një vendimi të paralajmëruar dhe shumë të drejtë të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e masës së reciprocitetit për targat e automjeteve , serbët që ishin përfitues të Marrëveshjes së Kumanovës e që e vazhduan valcin e krimit në pjesën veriore ( të okupuar ) të Kosovës edhe pas përfundimit të luftës , në çdo rast që i konvenonte politikës hegjemoniste dhe shoviniste të Serbisë përkatësisht kriminelit të luftës , Aleksandar Vuçiq , ngrinin barrikada , vrisnin civilë shqiptarë dhe joshqiptarë , policë ndërkombëtarë dhe të Kosovës si dhe ua vënin flakën pikave kufitare në Bërrnjak dhe Jarinje por jo edhe në Merdare dhe te Dheu i Bardhë. Menjëherë pas vendosjes shumë të drejtë të masës së reciprocitetit për targa , strukturat kriminale të veriut të Kosovës që janë formuar , mirëmbahen dhe financohen nge Serbia vendosën barrikada në Bërrnjak dhe Jarinje por jo edhe në Merdare dhe te Dheu i Bardhë. Këto struktura kriminale që e mbajnë gjendjen e tensionuar që nga përfundimi i luftës , bashkë me ndërkombëtarët dhe një pjese të kriminalizuar të politikës kosovare e kanë krah politik Listen Serbe e që , në fakt është kriminalizim i politikës. Në tërë këtë situatë në pozitën më të vështirë ishin pjesëtarët e Njësisë Speciale , që , edhe të bllokuar midis dy zjarreve , detyroheshin të përballen me shumë fyerje dhe provokime nga strukturat kriminale serbe e që vendosën barrikada . Faktori ndërkombëtar ( Lajçak dhe Borrell ) u soll në mënyrën më të poshtër të mundur , dolën haptas në anën e krimit duke barazuar një veprim krejtësisht të ligjshëm siç ishte dërgimi i forcave policore të shtuara me një veprim krejtësisht të kundërligjshëm dhe kriminal siç ishte vendosja e barrikadave. Në çdo shtet normal policia do të intervenonte duke i larguar pengesat që e bllokuan rrugën , në Kosovë nuk ndodhë kjo , ende nuk jemi shtet normal! Ndërkombëtarët ne i kanë lidhur këmbë dhe duar ; ata thonë se veriun e Kosovës duhet ta integrojmë pa përdorim të forcës kurse vet u detyruan ta bombardojnë Serbinë sepse paqja dhe demokracia për regjimin e Millosheviqit dhe kopjes së tij , kriminelit të luftës , Aleksandar Vuçiq , është e huaj , qoftë edhe si shprehje ! Pastaj , goditja shumë e ulët e që e përcaktoi një marrëveshje që qartazi barazon kriminelin me mbrojtësin e ligjit , përkatësisht barrikaduesve kriminelë dhe policëve të Njësive Speciale të Kosovës ishte se ; “ nuk mund të dërgohen forcat Speciale të Kosovës aty ku është KFOR-i …”. Në këtë mënyrë është krijuar një presedent i rrezikshëm dhe kriminal ; barrikaduesit krimanalë dhe të orkestruar nga krimineli i luftës , Aleksandar Vuçiq dhe minuesi i paqes , Goran Rakiq , kur të paraqitet nevoja politike do t’i rikthejnë mjetet e krimit , barrikadat në Bërrnjak dhe Jarinje për të negociuar dhe rinegociuar një marrëveshje të re. Marrëveshja e arritur e dëmtoi shumë policinë e Kosovës sepse , në njërën anë , për shkak të një vendimi politik u detyruan të tërhiqen para kriminelëve të barrikadave kurse , në anën tjetër po këta kriminelë të barrikadave u “ tërhoqën “ me tërë arsenalin , sikur të ishin në një mision humanitar ! Nëse i referohemi një diplomati që ka një mbiemër të frikshëm se ; “ nuk mund të dërgohen forcat Speciale të Policisë së Kosovës në një vend ku është KFOR-i ..” atëherë lirisht mund të konstatojmë se Policia Speciale e Kosovës , veriun do ta shoh vetëm nga pamjet arkivore . Po pse i tëri ky pështjellim vetëm në Bërrnjak dhe në Jarinje dhe jo në Merdare dhe te Dheu i Bardhë ? Përgjigja është shumë e thjeshtë ; “ sepse Beogradi dhe një pjesë e madhe e ndërkombëtarëve këtë pjesë e konsiderojnë se në një të ardhme , si pjesë e ndonjë Marrëveshjeje për “ normalizim “ , do dhe duhet t’i takojë Serbisë. Këtë e llogarisin si çmim që duhet ta paguajë Kosova për njohje nga Beogradi dhe si shpagim për Beogradin që të largohet nga Rusia dhe Kina dhe për vuajtjet që ia kanë shkaktuar gjatë bombardimeve . Kjo është ajo Marrëveshja që nënkupton kompromise të dhimbshme me të cilën na lodhin p …..icën ndërkombëtarët në çdo takim dhe adresim për zgjidhje të çështjes . Në fund të fundit , kur uleni në tavolinë të bisedimeve , si palë krejtësisht inferiore dhe kërkoni ndërmjetësim të ndërkombëtarëve , e keni të kotë të qitni shkelma dhe të dilni me kërkesa maksimaliste . Për këtë arsye , para shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe duke parashikuar saktësisht ( për fat të keq ) zhvillimin e ngjarjeve , shkrimin e pata titulluar : “ Od Horgosha në Dragash , pavarësia daj shta dash … ) , “ Prej Horgoshi në Dragash , pavarësia është çka të ne jepni ….
Bashkimi i Komunave të Serbisë në Kosovë apo ZAJEBNICA : Në Kosovë është një mekanizën ku janë të organizuara komunat e që quhet Asociacioni i Komunave të Kosovës e që në vete nuk përmbanë asnjë përcaktim në baza kombëtare apo politike e që do të nënkuptonte trajtimin më të mirë të një komune apo diskriminim të një komune tjetër. Por , kjo kornizë e organizimit komunal nuk i pëlqeu Beogradit dhe kriminelit të luftës , Aleksandar Vuçiq prandaj imponuan një Asociacion tjetër që vulën e ka të Serbisë , është njëetnik ( sikur Gjykata Speciale raciste ) dhe që , për qëllim të fundit e ka ndarjen nga Kosova për t’u bashkuar me Serbinë. Politikanët kosovarë që shkonin në Bruksel më shpesh se unë në Besianë ( aty kam jetuar më parë ) e pranuan një Marrëveshje ku rreziku nuk ishte në shkronjat e dukshme por në shkronjat e padukshme ! Kjo Marrëveshje e veshte këtë Asociacion me kompetenca ekzekutive duke e bërë federalizimin e Kosovës , më keq se edhe në Bosnje dhe Hercegovinë. Përveç komunave të veriut të Kosovës që , sipas projektuesve të Asociacionit de facto do të ishin nën Serbi , në pjesën qendrore të Kosovës do të mbeteshin komuna serbe ( pjesë të Asociacionit ) që strategjikisht dhe në mënyrë permanente do ta destabilizonin Kosovën. Pastaj , jo për ta pamundësuar por për ta ngadalësuar formimin e Asociacionit , u dërgua lënda në Gjykatën Kushtetuese të Kamerunit ( Kosovës ) e cila doli me një qëndrim se : “ Asociacioni shkelë në 23 raste Kushtetutën e Kosovës por se duhet të vazhdohet me themelimin e këtij përbindëshi …” Ky ishte , pa asnjë dyshim tekst i shkruar nga ndërkombëtarët për faktin se politikanët gjyqësorë të Kushtetutes , me kapacitetin profesional që e kanë nuk janë një gjendje ta arsyetojnë edhe një gjobë të shkaktuar në trafik e lëre më atë tekst , pa asnjë dyshim që paraqet biseksualitet juridik ! Po e kësaj natyre është edhe letra e kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Kamerunit ( Kosovës ) dërguar kryeprokurorit të shtetit që të fillojë hetimet për moszabtim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese që ka të bëjë me plaçkitjen e 24 hektarëve , pronë shtetërore nga ana e Manastirit të Deçanit . Menjëherë pas dërgimit të kësaj letreje , në përkrahje të saj dolën shtetet e Quintit të cilat asnjëherë nuk kanë reaguar për moszbatim të vendimeve të tjera të Gjykatës Kushtetuese ndërsa , për tokat që po plaçkiten nga Manastiri i Deçanit në bazë të vendimeve nën presion të të gjitha Gjykatave të rregullta e që përfundoi me këtë letrën drejtuarit kolonelit të Prokurorisë së Shtetit , reagimi ishte i menjëhershëm , me elemente të theksuar të orgazmës . Edhe faktori ndërkombëtar që e ka shkruar letrën drejtuar kryeprokurorit të shtetit e që postiere ishin Arta dhe Gresa e kanë harruar faktin se Gjykata Kushtetusese nuk është gjykatë e rregulltë dhe ia kanë huqur në aspektin profesional mirëpo e kanë argumentin e forcës që ta shpordhë çdo profesionalizëm dhe të drejtë që mund ta keni. Albin Kurti e ka gjetur të gatuar ZAJEBNICEN , tash , nga ai varet nëse do të futet në furrë për t’u pjekur ( formuar ). Albini , sikur edhe çdo politikan , edhe me çerdhe – foshnjore të papërfunduar politike e ka të qartë se nuk ka shpëtim përveç edhe pak vonim. Me një fjalë , jetëgjatësia politike e Albin Kurtit nuk varet se sa me sukses do ta luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar por me sa sukse do ta formojë apo pengojë formimin e ZAJEBNICES . Serbia dhe ndërkombëtarët po insistojnë që ZAJEBNICA të ketë kompetenca ekzekutive dhe nuk lëshojnë pe në këtë drejtim . Kushtetura e Kosovës , me rastin e ZAJEBNICES mund të ndikojë aq sa unë mund të ndikojë që Mesi të rikthehet në Barcelona. Unë e kam të qartë këtë fakt sikur që e ka të qartë edhe Gjykata Kushtetuese ! Unë , së paku jam i sinqertë në pafuqinë time kurse Gjykata Kushtetuese i frynë topet me letrën që ua shkruajnë të huajt ! Po , Albin Kurti , si do të veprojë. I ka dy mundësi ; të ngritet në nivelin e Hasan Prishtines apo të nivelizohet me Rrahman Morinën. Besoj dhe jam i sigurt se Albin Kurtit nuk i pëlqen fare emri i Rrahman Morinës dhe se në asnjë rrethanë nuk do të nivelizohet me Manin prandaj do t’i thotë Alkesandër Vuçiqit ; “ zajebi se me ZAJEBNICEN .. “ ( Q..u me ZAJEBNICEN ) ! Ndryshe , nëse ZAJEBNICA formohet sipas projektit të Vuçiqit dhe Marrëveshje së Brukselit , lirisht mund të themi : “ Hasta la Vista , Kosova ime e urryer …”. Nuk besoj se Albin Kurti do të jetë varrëmihësi i Kosovës , në asnjë rrethanë !
Zgjedhjet komunale dhe rrenat mediale : Me 17 tetor 2021 do të mbahen zgjedhjet komunale . VV mendon se do ta shndërrojë në rezultat të zgjedhjeve të përgjithshme ku fitoi mbi 50 % të votave. Është shumë vështirë të parashikohet kush do të fitojë votat për kryetar të komunave kurse , në nivel të asambleistëve , pa asnjë dyshim do të fitojë VV . Ndoshta jo në përqindje të zgjedhjeve të përgjithshme . Analistë të ndryshëm prognozojnë dhe parashikojnë fijasko të VV në këto zgjedhje . Unë nuk e besoj , Nga përvoja ime por edhe nga praktikat e deritashme thuaja në asnjë rast nuk ka ndodhur që ai që e mbanë pushtetin qendror ( VV me 50 % ) , i humbë zgjedhjet lokale . Vetëm humbja e pushtetit qendror mund të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve lokale . Është e qartë se subjekte politike sfiden më të madhe e kanë pasur emrin për kryetar komune . Në këtë inflacion kandidatësh , kanë qenë të detyruar të luajnë me kandidatë të përjetshëm dhe të kapur nga ndryshku politik dhe i korrupsionit. Ne që jemi të vdekshëm dhe ata që besojnë në botën e përjetshme e kanë të qartë se në në udhëkryqin selektiv duhet të japin llogari për veprimet e mira apo të këqija në këtë botën reale. Albin Kurti , përkundër një elokuence të rafinuar dhe leximit që e ka bërë , do ta ketë shumë vështirë të arsyetohet para Zotit se pse vendosi që Agim Bahtirin ta rikandidojë edhe një mandat për kryetar komune të Mitrovices. Pavarësisht sa keni lexuar , në çastin kur do të caktoheni ku do të përfundoni në botën e përjetshme e i keni vetëm dy mundësi : Parajsën dhe Ferrin . Sado i lexuar të jeni dhe të përpiqeni që të arsyetoni se shkrimtar të preferuar e keni Xhon Miltonin që e ka shkruar Parajsën dhe se aspak nuk e preferoni Dante Aligerin që e ka shkruar Ferrin , fjalën e fundit e kanë argumente dhe jo shija letrare. Prandaj , kam frikë se , me përkrahjen e një analfabeti të cilin as Ferri nuk e pranon si të tillë, Albin Kurti e ka të kotë të flasë për mjeshtërinë e të shkruarit të Parajsës nga Xhon Milton sepse Zoti do t’ia vendosë në duar Ferrin e Dante Aligerit , deri sa të kalojë të gjithë rrathët e Ferrit. Qofsha gabim !
Gjykata Speciale Raciste dhe hijenat në Kosovë : Në Srebrenicë të Bosnjes dhe Hercegovines , brenda një qarku kohorë prej një jave u vranë , ekzekutuan pa vendim të gjyqit dhe u masakruan mbi 8000 shtetas të këtij shteti. Të gjithë ishinë boshnjakë të besimit islam apo mysliman si i quanin me terminologjinë e asaj kohe . Dhe askush nuk formoi Dhoma të Specializuara për këtë rast . Askush nuk thirri në ndihmë senatorë zviceranë apo konsuj të Kaligules . Askush nuk thirri në përgjegjësi ushtarët e Kombeve të Bashkuara që kishin në administrim kampin me boshnjakë e që gëzonin mbrojtje ndërkombëtare . Ushtarët e Kombeve të Bashkuara kishin përgjegjësi konkrete dhe direkte për gjenocidin ndaj myslmanëve të Srebrenices . Në Kosovë u arrestuan krerët e UÇK-së që e bënë luftën çlirimtare. Që kundërshtuan me dhëmbë , duar të thata dhe me armë muzeale njërën ndër fuqive më të madhe ushtarake në Evropë , Jugosllavinë dhe Serbinë fashiste . Për ta , me ndihmen e një senatori zveceran dhe konsujve të Kaligules nga Kosova u formua Gjykata Speciale . Realisht , ata u kidnapuan dhe u dërguan në një vend të huaj. E kuptoj që familjarët e viktimave angazhohen që të realizojnë drejtësi për anëtarët e tyre por nuk e kuptoj gëzimin dhe pasionin aq të madh që e kanë disa që thirren në luftën e lavdishme të UÇK-së e që tash janë më prokurorë se vet kryprokurori i kësaj Gjykate dhe më gjykatës së çdo gjykatës i kësaj Gjykate . Në saje të gëzimit për arrestimin e tyre dhe urrejtjes ndaj luftës së lavdishme të UÇK-së, morën poste të pamerituara dhe bënë veprime të ulëta dhe të turpshme. Në kohën e ish – Jugosllavisë pjesa dërrmuese e të burgosurve politikë shqiptarë dërgoheshin në burgjet e ish – Jugosllavisë , me qindra kilometra larg shtëpive tona. Donin të shkëputnin marëdhëniet me familjet dhe të pamundësojnë vizitat. Dhe t’i rrënojnë materialisht familjet tona. Këtë e bënin baballarët e këtyre që sot po i gëzohen Gjykatës Speciale . Dhe të cilët po deklarojnë se mund të dënohen me burg të përjetshëm sepse këtë edhe e duan . Sikur që dikur edhe neve na dënonin dhe i diferenconin familjet tona . Nuk ka gjë me ulët , më e poshtër dhe më kundërnjerëzore ( hiç këtu elementin kombëtar që , as që e kanë pasur e as që e kanë ) se kur dhunues seksualë , pedofilë të ikur jashtë vendit dhe mashtrues ordinerë flasin për të arrestuarit që janë të syrgjynosur në Gjykatën Speciale në Hagë . Që japin vlerësime për ta dhe që kërkojnë që atyre t’iu mohohet e drejta për mbrojtje nga shteti dhe e drejta për vizita familjare në kohën kur pikërisht këta që janë në Hagë u angazhuan edhe për lirinë e pamerituar të këtyre bastardëve moralë dhe njerëzorë ! Të cilët flasin dhe marrin vendime para dhe në emër të Gjykatës Speciale , pa përfunduar asnjë proces dhe pa filluar procese tjera !