Një koment i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu në Varshavë rreth Polonisë dhe Holokaustit duket se do të zbehë samitin e liderëve të Evropës Qendrore, që do të mbahet këtë javë në Izrael.
Vendimi i papritur i Polonisë për të zvogëluar prezencën në konferencën e Vishegradit, ka ngritur pikëpyetje për takimin, të cilën Netanyahu e ka cilësuar të rëndësishme për të luftuar kritikat me të cilat përballet Izraeli në forume ndërkombëtare.
Kriza ka shpërthyer javën e kaluar kur Netanyahu u ka thënë gazetarëve se “polakët kanë bashkëpunuar me nazistët”. Ky koment ka zemëruar nikoqirët e tij polakë, të cilët kanë kundërshtuar sugjerimet se shteti i tyre ka bashkëpunuar me Adolf Hitlerin.