Ishte i pari kreu i opozitës shqiptare, Lulzim Basha që mbrëmjen e së hënës tha për mediat se po përgatitet arrestimi i kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako.
Për këtë çështje ka reaguar zyrtarisht edhe prokuroria e Përgjithshme.
“Për çështjen në fjalë vazhdojnë hetimet me ritëm të përshpejtuar. Fakti që Vangjush Dako nuk është person nën hetim nuk do të thotë që nuk po hetohet veprimtaria e tij. Po hetohet veprimtaria e tij dhe shumë personave të tjerë dhe në fund do të konkludohet nëse ka ose jo elementë të veprës penale” – thuhet në reagimin e prokurorisë, raporton Lapsi.al, transmeton Klan Kosova.