Robert Berisha ka qenë i pranishëm në shumë media kohët e fundit për të promovuar këngën e tij të re “Vetëm fjalë”, por edhe për të ndarë me publikun angazhimet e reja muzikore dhe planet për verën.
I pyetur nëse kanë në plan të bëhen prindër sërish, Roberti përgjigjet: “Kismet, do Zoti, duhet ta mendojmë…” – thotë ai duke shtuar se, në fakt, këto gjëra nuk bëhen me plan: “Këto gjëra nuk bëhen plan, por tani nuk është si më parë, kur bënin nga 5 apo 6 fëmijë pa menduar… Sot fëmija kërkon kushte, por besoj që vetëm s’kemi për ta lënë, është gjynah ta lësh vetëm…” – thotë këngëtari duke iu referuar vogëlushes 2-vjeҫare.
Roberti foli edhe për marrëdhënien e dy kunatave me njëra-tjetrën, një nga temat më të diskutuara edhe në portale. Ai thotë se ato kanë një raport shumë të mirë, por meqenëse të dyja janë me fëmijë të vegjël, janë të fokusuara aty, ndaj edhe takimet me njëra-tjetrën i kanë më të rralla.