A do të bëhet trajner pasi ta mbyll karrierën? Flet Ronaldo

Prishtinë | 27 Gus 2024 | 12:01 | Nga Ekonomia Online

Cristiano Ronaldo është duke i kaluar vitet e fundit të karrierës dhe tash po mendon se si do të duket jeta e tij pasi t’i vendos këpucët në gozhdë.

Në një intervistë dhënë mediumit “Now”, ylli portugez ka folur për vitet e fundit të futbollit aktiv, për planet e pensionimit dhe për jetën pas futbollit.

Shumëkush është i interesuar ta dijë nëse CR7 do të jetë pjesë e botës së futbollit edhe pas pensionimit, ndërsa ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Manchester Unitedit, Real Madridit e Juventusit ka sqaruar gjithçka përmes intervistës së tij të fundit.

“Është e vështirë të mendoj se një ditë do të jem trajner. Në mendjen time, nuk e konsideroj veten të jem trajner i ndonjë ekipit të futbollit. Kështu që, as që mendoj për këtë. E shoh veten duke bërë gjëra jashtë futbollit”.

“Nuk e di nëse do të pensionohem së shpejti, në dy apo tri vjet… por, me gjasë do të pensionohem në Al Nassr.”

“Jam mjaft i lumtur në këtë klub, ndihem mirë në këtë vend po ashtu, më pëlqen të luaj në Arabinë Saudite. Dua të vazhdoj këtu.”

Të ngjashme