A do të dërgojë Rusia ushtarë në Bosnje, flasin Dodik dhe Putin

Prishtinë | 01 Dhj 2021 | 11:30 | Nga Ekonomia Online

Anëtari serb i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik, ka shkuar në vizitë urgjente në Moskë.

Në kryeqytetin e Rusisë ai është takuar me presidentin Vladimir Putin me të cilin ka diskutuar situatën në Republikën Srpska dhe paralajmërimet që Dodik po i bën tash e sa muaj se ky etnitet i Bosnje Hercegovinës do ta themelojë ushtrinë vetanake.

Sipas mediave në Sarajevë të cilat citojnë mediat ruse Putin në këtë takim pos tjerash ka përmendur edhe mundësinë e vendosjes së ushtarëve rusë në Bosnje.

Në këtë vend prania ushtarake ndërkombëtare është në misionin EUFOR i cili përbëhet vetëm nga shtete anëtare të BE-së, transmeton Klankosova.tv.

Situata në Republikën Srpska tash e dy ditë është një nga temat kryesore të Samitit të Ministrave të Punëve të Jashtme të shteteve anëtare të NATO-s që po zhvillon punimet në Riga të Latvisë.

Të ngjashme