Konferenca e kryeministrit në 10:30h mundet me qenë determinuese dhe me pas peshë të madhe. Ai ka pasur një takim të keq në Bruksel dhe ka ndërtuar një situatë dhe klimë Anti-BE pas kthimit. Figurat e larta të partisë janë aktivizuar me mbrojtë shefin dhe me thellu frymën kundër ndërmjetësuesëve të BE-së. SHBA dhe BE kanë dalur në mbrojtje të dialogut. Sot, bashkë me njeriun e tij për dialog, dalin në konferencë për media pa paralajmëruar për çfarë do të flasin. Nëse thellohet kriza e dialogut dhe diskursi anti-BE kjo mund të jetë një indikator që vendi shkon në zgjedhje të parakohshme. Nëse ndryshon diskursi anti-BE i qeverisë sot, pranohet asociacioni.
Paralelisht me frymën anti-BE, apo krijimin artificial të armiqëve të jashtëm, qeveria ka ndërmarrë disa veprime popullore sikur ‘bashkimi i komunave serbe të veriut me Kosovën (AKK)’. Lëvizje këto super populliste por me efekt tek militantët dhe elektorati emocional. Figurat e partisë gjithashtu ishin aktiv gjatë vikendit për të propaganduar ‘rritjen dhe zhvillimin’ në vend. Këto shenja munden me qenë indikatorë që qeveria po konsideron zgjedhjet e parakohshme si opcion. Ka sens, se përkrahja për pushtetin po bie fuqishëm muajt e fundit. Sa më herët, aq më mirë.
Kurti është lodhur dhe dërmuar për shkak se i vetëm pa askënd po mbanë mbi supe të gjithë barën dhe presionin nga jashtë dhe brenda. Ai nuk i ka ndihmuar vehtës duhet vepruar pa kosultim dhe koordinim dhe duke bërë veprime populliste dhe gabime ne strategji e hapa, edhe pse qëllimet mund t’i ketë të mira. As në New York nuk shkoj gjatë ngjarjes më të rëndësishme diplomatike të vitit. Ndoshta nuk ka më interesim dhe është i lodhur. Ndoshta edhe e ka kuptuar që disa punë të mëdha është më mirë të bëhen bashkë, jo vet. Përate thuhet ‘nëse dëshiron me shku gjatë, shko bashkë me grup e tjerët, e jo vet’. Asgjë e jashtëzakont, askush nuk do të mund ta përballoj gjjthë këtë barë e presion vet në kushte tepër të vështira socio-ekonomoke, të sigurisë dhe politike. Përkundër situatës së tensionuar politike, edhe inflacioni ka varfëruar familjet kosovare dhe goditur fuqinë e tyre buxhetore. Sot ka mundësi të filloj të ndryshon sadopak kahja dhe drejtimi politik dhe ekonomik në vend.