Ka vdekur sot në moshën 93-vjeçare Ajshe Veseli, nëna e ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.
Muaj më parë Veseli humbi edhe babanë, teksa është duke u mbajtur i paraburgosur në Gjykatën Speciale në Hagë.
Pas vdekjes së babait, Veselit iu lejua që të vijë në Kosovë në të pamen e babait, teksa mungoi në varrim.
Në muajin korrik të vitit të kaluar, Specialja konfirmoi se lirimi i përkohshëm i Veselit për vizitë u bë për arsye bindëse humanitare.
Por, a do t’i lehojet vizita në Kosovë Kadri Veselit edhe për vdekjen e nënës së tij.
Zëdhënësja e Gjykatës Speciale, Angela Griep në një përgjigje për FrontOnline ka thënë se personat e paraburgosur mund t’i bëjnë kërkesa panelit kompetnet dhe se për këtë vendos ky i fundit.
“Korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u mundëson personave të paraburgosur që t’i bëjnë kërkesa Panelit kompetent kur ka arsye bindëse humanitare. Paneli do të vendosë për këto kërkesa”, ka deklaruar Griep për FrontOnline.
Ndërkohë, Ajshe Veseli do të varroset sot në fshatin Broboniq të Mitrovicës.