A do të protestojë BSPK më 1 maj? Ky është veprimi i tyre i fundit

Prishtinë | 27 Pri 2022 | 13:03 | Nga Ekonomia Online

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, (BSPK), ka disa kërkesa që dihen tashmë ndaj Qeverisë, por a do t’i shtynë këto të fundit për të protestuar më 1 maj?

Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, deklaron për GazetaBlic se nesër do të mbajnë një mbledhje ku edhe do të vendoset nëse do të ketë protesta.

“Nesër e kemi mbledhjen e kryesisë në 11:00 dhe pastaj do t’i tregojmë detajet”, deklaron ai.

Bashkimi i Sindikatave të Kosovës disa herë ka paralajmëruar greva e protesta në rast se Qeveria e Kosovës nuk merr parasysh kërkesat e tyre. Në kuadër të BSPK janë edhe disa sindikata të tjera si SBASHK, FFSSH, ajo e sektorit privat e të tjera. SBASHK dhe FSSSH kanë paralajmëruar se nëse qeveria e Kosovës nuk do të marr parasysh kërkesat e tyre që janë votimi i ligjit të ri të pagave e deri sa ky ligj të jetësohet qeveria të ndaj nga 100 euro për çdo muaj për arsimtarët dhe mjekët.

Ndërkohë, sot Rrahman Jasharaj ka thënë se Qeveria e Kosovës ka afat edhe nesër që të reflektoj përndryshe ka thënë e do të ketë greva në arsim.

BSPK dhe Qeveria e Kosovës nuk janë pajtuar për shumë gjëra përfshirë këtu edhe pagën minimale që ekzekutivi ka vendosur të jetë 264 euro , përderisa kërkesa e BSPK është që ajo të jetë 300 euro neto.

Këto janë disa nga kërkesat e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës adresuar Qeverisë së Kosovës-100 euro nga buxheti i shtetit për të gjithë të punësuarit në sektorin publik përfshirë edhe punëtorët e Ndërmarrjeve Publike – deri në përmbushjen e kërkesave të mëposhtme

-Përcaktimi i Pagës Minimale-Miratimi i Ligjit për Paga

-Nisja e zbatimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore-Nënshkrimi i marrëveshjes kolektive gjithëpërfshirëse

-Amendamentimi-ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuar nga Shteti, pranimi i përvojës se punës për të gjithë të larguarit nga puna gjatë viteve të 90-ta, dhe të eliminohet kriteri prej 15 vite përvojë punë para vitit 1999.

Të ngjashme