A do vazhdojnë reshjet e borës? IHMK bën të ditur motin për nesër e pasnesër

| 01 Shk 2022 | 18:49 | Nga

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që pritet të mbajë në Kosovë për nesër e pasnesër.

IHMK bën të ditur se do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu dhe bore.

Reshjet më të fokusuar parashihen në viset e larta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes.

Të ngjashme