Gjatë dekadës së fundit, pirja e duhanit është bërë e margjinalizuar dhe e stigmatizuar.
Nga ndalimi i pirjes së duhanit në vitin 2007 deri në futjen në funkdion të paketimit të thjeshtë një dekadë më vonë, gjithçka është bërë për të dekurajuar njerëzit nga marrja e zakonit.
Dhe ka shenja që sheqeri po shkon në të njëjtën rrugë.
Pijet e sheqerit tashmë kanë taksë. Tani një institut udhëheqës ka sugjeruar edhe se ëmbëlsirat, ushqimet dhe pijet e ëmbla duhet të futen në paketime të thjeshta për t’i bërë ato më pak tërheqëse, duke pasur parasysh konsumimin e tepërt të gjërave të ëmbla.
Thirrja është bërë nga Instituti për Hulumtime të Politikave Publike (IPPR) në një raport të ri.
Drejtori i IPPR, Tom Kibasi, beson se mund të bëjë një ndryshim real.
Ai dëshiron ta shohë atë të miratuar së bashku me një sërë masash të tjera, duke përfshirë ndalimin e reklamave të ushqimit “junk”.