Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kandidati për kryeministër në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lumir Abdixhiku, së bashku me bashkëshorten e tij, Albina, ka qenë i ftuar në emisionin “Canapé”.
Gjatë kësaj interviste u diskutua për shumë tema, ndër to edhe mundësia e mbylljes së TikTok-ut.
Abdixhiku theksoi rëndësinë e ruajtjes së sigurisë dhe mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve, që janë përdoruesit më të shumtë të platformës.