Interi ka prezantuar para pak çastesh edhe fanellën e tretë me të cilat do të luajë në këtë edicion që sapo ka filluar.
Nerazzurët prezantuan gjatë kësaj vere fanellën bazë, që u pëlqye shumë nga tifozët e tyre dhe jo vetëm.
Pas saj, erdhi edhe ajo e dyta, që ishte sërish e ‘mbështjellë’ me gjarpër, derisa kjo e treta duket edhe më e bukur.
jo është e përfaqësuar më shumë nga ngjyra e zezë, derisa në mes ka edhe një shirit si në formë ylberi, por që duket shumë elegante.
E gjitha tani do varet nga tifozët e Interit nëse do e pëlqejnë apo jo, por kjo do e tregojë pas disa javësh se sa janë shitur ato.