“A e ka hetuar Prokuroria ndonjëherë këtë pazar”, KPK dhe ZKPSh denojnë ashpër deklaratën e Mujës

| 22 Tet 2024 | 16:06 | Nga

Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dënojnë ashpër deklaratat e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Armend Muja, të bëra sot përmes rrjeteve sociale, ndaj Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.

Deputeti i VV’së, Armend Muja, në një postim në Facebook ka thënë se biznesmeni Samir Mane ka bërë ligje në Kosovë gjatë Qeverisë Hoti. Sipas Mujës, “me propozim të Grupit Parlamentar të AAK-së, në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike ishte shtuar një amandament për një nen që parashihte lirim të energjisë elektrike për Ferronikelin, i cili atë kohë ishte në pronësi të Saimir Manes dhe të pezullohen pagesat e rentës minerare”.

“Komisioni i Minierave (KPMM) nuk e kishte ngarkuar asnjëherë Ferronikelin me rentë minerare siç parashihte ligji.”

Muja ka shtruar pyetjen se a është hetuar ndonjëherë ky rast, derisa ka sulmuar kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.

“A e ka hetu ndonjëherë Prokuroria këtë pazar? Apo ndoshta Dauti nuk i ka thënë Blerim Isufajt me e hetu këtë rast”, ka shkruar Muja.

Të ngjashme