Ish-opinionistja e “Big Brother VIP 2”, Zhaklin Lekatari së fundmi ka qenë e ftuar në “INSPIRE PodCLASS” ku iu përgjigj disa pyetjeve “pikante” të Alketa Vejsiut.
“Mendon që Luiz Ejlli ishte fituesi i merituar?” e pyeti moderatorja, ndërsa ajo e krahasoi këngëtarin me Hitlerin duke thënë që vjen një ditë që njerëzit i kuptojnë “manipulimet” e tij.
Sipas Zhaklinës, Luizi ka bërë një lojë manipuluese në këtë spektakël, duke i bërë gënjeshtrat të duken si të vërteta.
“Nuk ka ndyrshuar asnjë mendim dhe asnjë deklaratë nga ato që kam thënë para disa muajsh.Por fakti që të gjithë e deshën këtë djalë a nuk kishte një sekret.Edhe Hilerin e kanë dashur në një periudhë të gjithë, por ja që vjen një ditë e bukur dhe ne i zbulojmë se kush janë ata në të vërtetë.Nuk mendon që ai djalë është reflektimi i shumë shqiptarëve të zhgënjyer nga jeta që kanë shpresuar në këtë vend dhe në një moment fati i bën një kthesë dhe is jell fatin dhe jetën e merituar.Më duket shumë i lumtur dhe i përmbushur ai djalë pas Big Brother”.
“Kjo ndodh vetëm në përradha, kjo nuk është e thënë që të ndodhë gjithmonë në jetën reale. Dhe më trishton shumë se pse je jemi një shoqëri që besojmë akoma në përradha.Studimi që ai i bëri Big Brother, sepse për të thënë që ai person ka bërë një lojë të mirë ne duhet të përcaktojmë se çfarë është një lojë e mirë. Lojë një këtë Big Brother u quajt që ti të gënjeje sa më shumë dhe ta bëje të dukej sa më e vërtetë, nëse kjo ishte kriteri i lojës ai ka bërë një lojë të mrekullueshme”.