“A e latë kë pa e fy e linçu?”, aktori Zogiani i reagon këshilltarit të Kurtit për serialin “Çka ka shpija”

Prishtinë | 26 Maj 2020 | 15:48 | Nga Ekonomia Online

Ndaj këshilltarit të Kurtit reagon edhe aktori i njohur, Jeton Zogiani.

Këto ditë po bën bujë një deklaratë e njërit prej këshilltarëve të Albin Kurtit, Luan Dalipi.

Ai është ankuar me anë të një statusi për transmetimin e serialit ‘Çka ka shpija’ në televizionin publik, duke e cilësuar serialin si “pa shije, pa kreativitet, palidhje”.

E për këtë ka reaguar edhe aktori i njohur, Jeton Zogiani, i cili është gjithashtu pjesë e serialit në fjalë.

Zogiani ka ndarë statusin e Dalipit, ndërsa ka shkruar: “A lat kënd pa e fy e pa e linçu për këto 100 ditë n’pushtet“.

Zogjani ka qenë kandidat për deputet nga radhët e AAK-së në zgjedhjet e fundit që janë mbajtur në Kosovë.

Ndërkohë, për statusin e Dalipit ka reaguar edhe vetë aktori kryesor i serialit, Naser Rafuna, duke i komentuar atij në status.

Rafuna ka thënë se deri më tani për serialin që bëhet në formë kritikuese e me sarkasëm nuk kanë pasur deri më tani reagim nga askush.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10163961842435195&set=a.10151122077825195&type=3&theater

Të ngjashme