Pijet me sheqer – duke përfshirë lëngjet e frutave dhe pijet e gazuara – mund të rrisin rrezikun e kancerit, thonë shkencëtarët francezë.
Lidhja është sugjeruar nga një studim, i botuar në British Medical Journal, që analizoi më shumë se 100,000 njerëz për pesë vjet.
Ekipi në Universitetin Sorbonne Paris Cité spekulon se ndikimi i niveleve të sheqerit në gjak mund të jetë për t’u fajësuar.
Megjithatë, hulumtimi është larg nga prova përfundimtare dhe ekspertët kanë bërë thirrje për më shumë kërkime.
Çfarë janë pijet me sheqer?
Studiuesit i përcaktuan ato si një pije me më shumë se 5% sheqer.
Kjo përfshin lëngjet e frutave (edhe pa sheqer të shtuar), pije të gazuara, milkshakes të ëmbël, pije energjike dhe çaj ose kafe me sheqer të trazuar.