A ekziston “puna e përsosur”?

Prishtinë | 26 Pri 2023 | 21:21 | Nga Ekonomia Online

Sa prej nesh mund të themi me të vërtetë se punët tona janë pikërisht ato që prisnim? Për shumicën prej nesh, ne po bëjmë role të cilat as nuk ekzistonin kur nisëm karrierat tona. Nga arkitekt informacioni tek zhvilluesi i aplikacioneve, ka me mijëra punë sot të cilat nuk ekzistonin kur ekspertët në këto fusha filluan trajnimin e tyre. Pra, ku do të shkojë në radhë tregu i punës?

Edhe pse aftësitë themelore qëndrojnë të njëjta, bota e teknologjisë në ndryshim do të thotë se specializimet e reja po zhvillohen gjatë gjithë kohës, dhe se ne po shtyhemi nga njerëzit dhe bizneset të cilat dallojnë një mundësi dhde e shfrytëzojnë atë.

Shumë herët në karrierën time, unë e dija se isha pasionant për dizajnin dhe teknologjinë por nuk mund t’i bashkoja ato. Gjatë kohës, pashë një mundësi në fushën e re të dizajnit bashkëveprues dhe shfrytëzova rastin të bashkoja dy pasionet e mia. Fokusimi në atë që e dëshiroja, në vend se të trajnohesha për një rol specifik, më dha mundësinë të ndërtoja një karrierë rreth interesave të mia personale. Kjo me siguri u bë më e rëndëishsme për shkak se industria e teknologjisë dhe karrierat vazhdojnë të zhvillohen.

Edhe me një të ardhme të tillë të paparashikueshme dhe me shumë mundësi të punës, ka ende disa mënyra se si mund të përgatiteni. Këtu janë disa gjëra kyçe të cilat duhet t’i mbani në mend të cilat mund të ju ndihmojnë të përgatiteni, edhe për një titull pune të cilin nuk e keni dëgjuar ende:

Fokusohuni në shkathtësi të transferueshme

Në fillim të karrierës së tyre, njerëzit shpesh koncentrohen në specializim në një sektor, ata dëshirojnë të gjejnë rrugën për një industri të caktuar. Mirëpo, sapo të keni përvojën disa vjeçare, zhvillimi i karrierës shpesh ka të bëjë me përdorimin më të zgjuar të shkathtësive tuaja të transferueshme. Rolet e reja vijnë nga posedimi i aftësisë për të analizuar të dhënat, të kuptojnë nevojat e konsumatorëve, të motivojnë ekipet ose të mbajnë projektet në orar, në vend se thjeshtë të kenë një ekspert i cili kupton një sektor të veçantë.

Gjithmonë shikoni përpara

Një mirëkuptim i teknologjisë dhe si ndikon zonën e ekspertizës tuaj është shumë i rëndësishëm për njerëzit në të gjitha nivelet. Shikoni me kujdes ngjarjet më të fundit në fushën tuaj që të kapni mundësitë dhe të dalloheni në mes konkurrencës. Karriera ime do të mund të kishte marrë një drejtim shumë ndryshe nëse nuk do të hidhesha në një fushë të re. Veçanërisht në botën e teknologjisë, është e rëndësishme të mbani sytë e hapur për të kuptuar se ku po shkon industria dhe të shfrytëzoni mundësinë e duhur.

Dhe sigurisht, ndiqni pasionin tuaj

Kjo mund të tingëllojë klishe, por është këshilla ime numër një. Ndjekja e pasionit tuaj do ju japë mundësi të shndërroni punën në një karrierë jetëgjatë. Kur nisa, nuk më dukej se teknologjia dhe dizajni mund të kryqëzoheshin, por vazhdova të ndiqja këto fusha sepse këtë dëshiroja t’a bëja. Dhe në fund, ato u bashkuan. Puna e përsosur nuk do të jetë gjithmonë para jush, por fokusimi në interesat tuaja mund të dërgojë në mundësi emocionuese.

Pra, cilat janë disa nga ato punë në të cilat do t’i shohim njerëzit duke shkuar përderisa teknologjia zhvillohet dhe industritë e reja vijnë në jetë? Shkrimtari Max Gladstone ka disa ide se cilat mund të jenë këto punë. Mendoni: një pastrues interneti i cili ndihmon në largimin e asaj zone të madhe digjitale të cilën e keni përvetësuar ose një programer fabrik i cili mund të printojë në 3D menjëherë rrobat e përsosura.

Mundësitë janë të pafundme kur i mendojmë mënyrat se si teknologjia mund të kryqëzohet dhe fushat e ndryshme në të cilat do të ndikojë.

Derisa këto punë të bëhen realitet, punonjësit ende mund të sigurohen nëse janë të përgatitur. Mbani sytë e hapur ndaj mundësive përderisa shfaqen, njihni shkathtësitë tuaja, ndiqni pasionet, dhe ju do të jeni në një pozitë të fuqishme për të gjetur punën e duhur për ju, edhe nëse nuk ekziston ende.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme