Kida e ka mbajtur gjithnjë hermetike jetën e saj private, por së fundmi po përflitet se ajo ka nisur një lidhje dashurie me futbollistin shqiptar Valon Berisha.
Shkak u bënë disa postime në rrjete sociale të shoqëruara me emoji zemre. Por edhe deklarata e Valonit, i cili i ftuar në emisionin “Robi plaket kur don vet”, shprehu hapur pëlqimin e tij për Kidën.
Kur u pyet se cilën nga këngëtaret shqiptare pëlqen dhe do e çonte në shtëpi, ai përmendi emrin e Kidës.
Mirëpo, kanë treguar se lajmet e lidhjes së tyre s’janë të vërteta dhe mes Kidës e Valonit s’ka asgjë më shumë sesa miqësi.