Me sukseset që ka arritur kohët e fundit, përfaqësueses së Kosovës sa vijnë e i rriten ndjekësit. Por njëra prej tyre është tejet e veçantë. Bëhet fjalë për motrën e portierit Arijanet Muriç, Amrën, e cila sipas mediave vendasve konsiderohet si një prej tifozeve më seksi.
Amra është prezente në çdo ndeshje të Kosovës dhe para ndeshjes për të mbështetur në çdo moment vëllain e saj, të cilit nuk i janë besuar shumë starte.
Megjithatë prezenca e saj në shkallët e stadiumit, padyshim që është një forcë për të vëllain por edhe për të apasianuarit e tjerë të futbollit. Portieri Muriç aktualisht luan për Nottingham Forest, ku është i huazuar nga gjigandët e Manchester City-t.