Donald Trump besohet se është më i mirë për ekonomi dhe korporatat amerikane, edhe pse nuk përkrahet nga të gjithë gjingantët e teknologjisë. Taksa të ulëta dhe politika stimuluese për bizese të mëdha. Elon Musk po e pëkrahë fuqishëm, por persona si Bezos dhe Gates janë më të matur, më shumë me Harris sesa Trump, edhe pse janë diskret.
Në parim, pas një periudhe të inflacionit dhe në kohën kur po futemi në një cikël biznesor dhe ekonomik pozitiv, Trump ka gjasa të mëdha të fuqizoj ekonominë amerikane dhe të kthej besimin në dominancen e SHBA-së.
Ironikisht, ekonomia në SHBA mesiguri do të jetë mirë edhe me demokratët, për shkak të një cikli që po futemi pas një periudhe të gjatë me menaxhim të inflacionit dhe norma të larta të interesit. Normat e interesit do të ulen, korporatat dhe bizneset do të ngrisin më shumë kapital. Do të ketë më shumë aktivitete biznesore. Në secilën scenario, ekonomia e SHBA-së duket me qenë në rrugë për një etapë pozitive.
Në përgjithësi, mbase, me aq sa kuptojmë ne nga larg, korporatat dhe ekonomia e SHBA-së do të fuqizohej dhe përfitonte më me hov në rast të zgjedhjes së Trump. Por kjo do të vie në një kosto dhe pasiguri në aspektet tjera sikurse politika ndërkombëtare dhe shpirti shumëkulturor i SHBA-së.
SHBA, në fakt, qëndron për më shumë sesa ekonomia. Vlerat tjera si demokracia, integrimi i migrantëve dhe menaxhimi i një bilanci në botë janë gjithashtu faktorë me rëndësi në ekuacion. Ndasitë me ‘NE dhe ATA’ nuk janë shumë në frymën dhe DNA e SHBA-së. As muret. Fuzioni dhe sinergjia po.
Mbase kritikat kryesore me Demokratët ishin politikat shumë liberale të tyre. Kritika tjertër politikat social-demokrate që falnin borxhet dhe rrisinin taksat për të pasurit. Kjo edhe pse duket ‘demokratike’ në praktikë mund të mos jep rezultatet dhe efektet e duhura.
Kështu, gjatë mandatit të Biden, disa shtet mbase në praktikë nuk duken më mirë sesa kanë qenë më parë. Rrjedhimisht, ekziston një nevojë për ndryshime në SHBA kur krahasohet me qeverisjen e Biden, por kjo duket se ka një kosto të lartë me shumë paparashikueshmëri për të ardhmën që amerikanët mbase hezitojnë ta marrin.
Kamala Harris përfaqëson një miks social dhe multietnik ku fokusi për ekonomi nuk është gjëja primare. Mbase kjo edhe është ‘magësi’ për amerikën korporative e cila vendosë dyshime që me taksa të larta mund të ngadalsoj rritjen dhe prosperitetin.
Por në anën tjetër, gjigantët e tekonologjisë tashmë të maturuar pranojnë të shkëmbejnë potencialin ekonomik për vlerat e SHBA-së. Bill Gates duket të jetë njëri prej tyre. Gates i cili ka një kuptueshmëri të thellë për botën dhe nevojat e saja, e favorizon Harris edhe pse me Trump kompania e tij mund të ketë fitime më të mira.
Roli i SHBA-së në një botë tashmë në tranzicion gjithashtu ka rëndësi. Kemi dy raste të ndyshme të kandidatëve kur Trump ka një paparashikueshmëri të jashtëzakonshme dhe ku Harris që nuk ka shumë eksperiencë dhe ambicie për të menaxhuar politikat globale dhe ekonominë.
Kështu, duket qe SHBA sot po vendosë mes shpirtit të saj kapitalist dhe ekonomisë së fortë dhe vlerave amerikane. Ky nuk është një vendim dhe zgjedhje e lehtë për të u bërë. Historia sugjeron që amerikanët, edhe pse të hamendur, do vendosin për vlerat afatgjate. Por në anën tjetër, në botën që po jetojmë ku pakënaqësitë, teknologjia dhe algoritmat kanë forcuar ndikimin e rrymave populiste, gjithçka është e mundur të ndodhë.