“A frikësoheni?”, Asamblistja e VV-së dhe PDK-së në Mitrovicën Veriore i reagojnë Jakshiq: Jemi për ta bërë betimin

Prishtinë | 05 Dhj 2025 | 12:02 | Nga Ekonomia Online

Asamblistja e Vetëvendosjes Adia Ferati Doli në Kuvendin Komunal të Mitrovicës Veriore dhe Emir Azemi i kanë reaguar asamblistit nga Lista Serbe, Marko Jakshiq i cili në fjalën e tij gjatë  seancës konsitutive tha se ndihet i rrezikuar dhe pretendonte se në sallë ka polici, raporton Ekonomia Online.

Ferati Doli reagoi duke thënë se aty janë mbledhur për tu betuar dhe jo të bëhen pyetjet  se a ndiheni të frikësuar.

Ajo ia bëri të qartë atij se nuk ka polic në sallë dhe se janë aty për ta dhënë betimin e tyre si asamblistë të Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore dhe Republikës së Kosovës.

Secili prej nesh këtu që kemi në këto ulëse e kemi marrë besimin për atë çka përfaqësojmë kështu që edhe pyetja që është bërë, a frikësoheni a nuk frikësoheni. Ne jemi  për të konsistuar Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut. Sa i përket policisë unë nuk po shoh e nuk po vërej që ka polic në këtë sallë. Nuk ka nevojë që parafolësi të thotë që ndihet i kërcënuar. Jemi këtu për tu betuar në seancën konstitutivea të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut dhe Republikën e Kosovës”, tha ajo.

Asamblisti nga Lista Serbe Marko Jakshiq, në Mitrovicën Veriore gjatë fjalimit e ka hequr flamurin serb të cilin e kishte vendosur para vetës në fillim të seancës.

 “Para se të them atë që dua të them, unë nuk jam këtu për të krijuar tensione apo për të matur forcën ndaj dikujt, por jam këtu për të punuar në interes të të gjithë qytetarëve të Mitrovicës së Veriut. Për këtë kam marrë një mbështetje të madhe. Në këtë moment, kryesues, ndihem i rrezikuar dhe i pasigurt, sepse në këtë sallë, përveç nesh dhe gazetarëve, po qëndrojnë edhe pjesëtarë të policisë. I kam pyetur kolegët shqiptarë nëse kanë frikë nga ne, nga serbët, dhe ata kanë thënë se jo. Do t’ju lutesha që, nëse është e mundur, që të mund të vazhdoj punën dhe të them atë që dua të them, t’i kërkoni policisë të dalë nga kjo sallë. Sepse, besomëni, ndiej sikur një shtet policor po ushtron presion mbi ne, po na kontrollon, po na frikëson, dhe ne nuk jemi të lirë ta kryejmë punën tonë. Nuk ndihem i sigurt, sepse kam parë disa pjesëtarë të policisë me civil brenda sallës. Prandaj, nëse është e mundur, ju lutem t’i kërkoni të dalin nga salla — do të ishte mirë”, tha ai.

Të ngjashme