Miliona indianë kanë qasje të kufizuar në ujë të pastër, konsumojnë ushqim johigjienik, thithin ajër të ndotur dhe jetojnë në mjedise të dendura. Studiuesit kanë zbuluar se kjo i bënë më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve të zemrës dhe sëmundjeve kronike, kancerit dhe diabetit. Këto kontribuojnë veçanërisht te pesha e sëmundjeve, sipas raportit nga Qeveria. Vetëm ndotja e ajrit vret më shumë se një milion indianë çdo vit.
Faktorët e të ligave
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se uji i pastër, higjiena publike dhe kushtet higjienike janë thelbësore për t’u mbrojtur ndaj COVID-19.
Një studim i përbashkët i OBSH-së dhe i agjencisë së fëmijëve nga OKB-ja, UNICEF, ka zbuluar se afro tre miliardë njerëz – rreth 40 për qind e popullsisë globale dhe që jetojnë në gati të gjitha vendet e zhvilluara – kanë mungesë “të mjeteve bazike për pastrim duarsh”. Kjo mjafton që të shfaqim shqetësimet se koronavirusi do ta tkurrë popullsinë dhe do të shkaktojë miliona vdekje në vendet si India. “Zakonisht qasja në objektet e kujdesit shëndetësor, higjienë dhe higjienë publike është më e ulët në këto vende dhe besohet se këta janë faktorët që kontribuojnë në treguesin më të lartë të sëmundjeve komunikuese atje.
Nuk ka qenë e papritur që COVID-19 do të mund të shkaktonte pasoja katastrofike në vendet me të ardhura të ulëta apo mesatarisht të ulëta”, ka thënë dr. Shekhar Mande, drejtor gjeneral i Këshillit të Hulumtimeve Shkencore dhe Industriale. India ka një të gjashtën e popullsisë botërore dhe një nga gjashtë rastet e raportuara. Sidoqoftë, ka vetëm 10 për qind nga vdekjet e koronavirusit në botë, dhe shkalla e rasteve fatale, që mat vdekjet në mesin e pacientëve me COVID-19, është më e ulët se 2 për qind, që është në mesin e më të ulëtave në botë. Tani, studimi i ri nga shkencëtarët indianë sugjeron që higjiena e ulët, mungesa e ujit të pastër dhe kushtet johigjienike mund të kenë shpëtuar shumë jetë nga COVID-19 i rëndë.
“E mira” e të zezave
Me fjalë të tjera, ata propozojnë që njerëzit që jetojnë në vende me të ardhura të ulëta apo mesatarisht të ulëta mund të jetë e mundshme se kanë mënjanuar forma të rënda të infeksioneve për shkak të ekspozimit ndaj patogjenëve të ndryshëm që nga fëmijëria, që iu ka dhënë imunitet më të fortë ndaj COVID-19. Të dyja studimet, që presin të rishikohen, kanë përcjellë vdekjet për një milion të popullatës për t’i krahasuar shkallët e fatalitetit. Njëri studim krahasoi të dhënat e disponueshme publike për 106 vende në dy doza parametrash, si: dendësia e popullsisë, demografia, përhapja e sëmundjeve dhe cilësia e higjienës. Shkencëtarët kanë zbuluar se më shumë njerëz kanë vdekur nga COVID-19 në vendet me të ardhura të larta. “Njerëzit në vende më të varfra dhe me të ardhura të ulëta duket se kanë reagim imunologjik më të lartë ndaj sëmundjes, krahasuar me vendet me të ardhura të larta”, ka thënë dr Mande, një nga autorët e studimit. Studimi tjetër ka përcjellë rolin që ka luajtur mikrobioma – bilionë mikrobe që rreshtohen brenda trupit të njeriut – në infektimet me COVID-19. Mikrobioma përfshin bakteret, viruset dhe kërpudhat. Ata ndihmojnë në tretje, mbrojnë kundër baktereve që shkaktojnë sëmundje, e rregullojnë sistemin imunitar dhe prodhojnë vitamina.
“Hipoteza e higjienës”
Praveen Kumar dhe Bal Chander nga “Dr Rajendra Prasad Government Medical College” kanë shikuar të dhënat nga 122 vendet, përfshirë edhe 80 vendet me të ardhura mbi mesataren. Ata supozojnë se vdekjet nga COVID-19 janë më të ulëta në vendet ku kanë popullsi më të lartë të ekspozuar ndaj një game të ndryshme të mikrobeve, posaçërisht ndaj të ashtuquajturës “baktere negative”. Këto baktere zakonisht janë përgjegjëse për pneumoni të rëndë, trakt urinar dhe të gjakut dhe infeksione të lëkurës. Por, ata besojnë se ato prodhojnë një citokinë antivirale – molekula që ndihmojnë në luftimin e patogjenëve – të quajtur interferon, që i mbron qelizat ndaj koronavirusit. “Deri më tani, modelet parashikuese ekzistuese për COVID-19 nuk e kanë llogaritur statusin imunitar të popullsisë që shkaktohet nga mikrobioma apo ekspozimi mikrobial në mjedis”, ka thënë dr. Chander. Shkencëtarët besojnë se e gjitha shkrihet në “hipotezën e higjienës”. Filozofia e tij është që mjedisi ynë është bërë aq i pastër sa që ka bërë që sistemi ynë imunitar të mos jetë i trajnuar mjaftueshëm, sipas Matt Richtell, autor i “An Elegant Defense: The Extraordinary New Science of the Immune System”.
“Ideja kryesore është se sistemi ynë imunitar është i uritur për trajnim dhe aktivitet nga përqendrimi i madh te pastërtia”, thotë ai. Kjo nuk është ide e re. Një studim rreth reagimit alergjik, i publikuar më 1989, ka zbuluar një lidhje të dukshme mes gjasave që një fëmijë të ketë reagim alergjik dhe numrit të motrave apo vëllezërve të tij. Studimi tregon hipotetikisht që “alergjitë parandaloheshin nga infeksionet në fëmijërinë e hershme, të transmetuara nga kontakti johigjienik me motrat/vëllezërit më të mëdhenj apo nga nëna e infektuar nga kontakti me fëmijët e saj më të mëdhenj”.
Një studim tjetër i publikuar nga Organizata Botërore e Alergjisë dhe e cituar nga Richtell pretendon se studimet e migrimit kanë treguar se tipat e të dy alergjive dhe auto-imuniteti “rriten kur njerëzit shpërngulen nga vendet më të varfra te ato më të pasura”. Smita Iyer, imunologe në Universitetin e Kalifornisë, Davis, beson se “hipoteza e higjienës” te COVID-19 “fluturon kur përballemi me kuptueshmërinë e reagimeve imunitare antivirale”.
Imuniteti i rinisë
“Sidoqoftë, për ta kuptuar që sistemi ynë imunitar mund të përballet me shumë armiq të fuqishëm në një vazhdimësi relativisht të shpejtë apo të gjithë përnjëherë, mund ta konstruktojmë një model ku reagimet imunitare ndaj një patogjeni të mëhershëm apo që ka ndodhur së fundmi mund të ndikojnë në reagimin imunitar te pushtuesit e tanishëm”, ka thënë dr. Iyer. Shkencëtarët thonë se pasi korrelacioni nuk vë shkaktar, studimet e tilla duhet të merren në mënyrë rigoroze si vëzhguese. Gjithashtu, sikurse edhe dr. Mande thotë, “kjo nuk duhet të përzihet se po avokojmë për të kaluar te praktikat më të dobëta higjienike për të përballuar pandemitë e ardhshme”. Krutika Kuppalli, profesoreshë e sëmundjeve infektive në Universitetin Mjekësor të Karolinës Jugore, thotë se studimi i ri e llogarit një llojllojshmëri të supozimeve që nuk janë vërtetuar shkencërisht.
“Ato janë më shumë hipoteza sesa fakte shkencore”, thotë ajo. Gjithashtu, epidemiologët ia kanë atribuuar shkallën e ulët të fataliteteve, në vendet si India, popullatës së re – të moshuarit janë zakonisht më të ndjeshëm. Nuk është e qartë nëse faktorët e tjerë, siç është imuniteti i fituar nga infeksionet e mëhershme nga koronaviruset e tjerë, janë gjithashtu përgjegjës. Qartazi, një gamë dhe llojllojshmëri e arsyeve mund të jetë me gjasë prapa shkallës së ulët të fatalitetit. “Ende duhet të mësojmë shumë gjëra rreth virusit pasi kemi vetëm 10 muaj që jemi në këtë pandemi”, ka thënë profesori Kuppalli. E vërteta është se ka shumë gjëra që ende nuk i dimë.