A ka intelektualë në partinë personale të Albin Kurtit që guxojnë të lëshojnë një ciamë

Prishtinë | 31 Kor 2024 | 17:15 | Nga Uk Lushi

Kurti, si duket, nuk qenka ngopur dreka dhe darka në vizitën e tij luksoze në Paris. Si qenka dreka lamtumirëse me një ambasador të BE-së dhe me ambasadorë të huaj më me rëndësi se Zgjedhjet, Albin?! Pagën ta jep shteti i Kosovës, jo ambasadorët e huaj. Ata mund dhe duhet të presin para se të presin institucionet e Kosovës dhe çështjet e shtetit dhe popullit.

A ka more kund intelektualë madhështorë (!!) në partinë personale të Albin Kurtit që guxojnë të lëshojë e pakta një ciamë? A ka mbetur një anëtar apo anëtare në VV të guxojë t’i thotë Kurtit se shteti dhe atdheu janë mbi të huajt dhe vetë Kurtin?!

Ku jeni o mendimtarë dhe aktivistë qyrravecë?! A ju kujtohet si rrotullonit automjete të të huajve kurse Kurtit nuk po guxoni t’i thuani që nuk jeni skllevër të përunjshëm të tij!? Medet për VV-në dhe kombin shqiptar!

Të ngjashme