Nëse deputetët e Kuvendit të Kosovës votojnë në parlament, ligji për zgjedhjen e presidentit mund të ndryshohet.
Ky dokument është i gatshëm ka të paktën dy vite, por asnjëherë nuk u dërgua për miratim, që do të mundësonte zgjedhjen shefit të shtetit direkt nga qytetarët, njofton Klan Kosova.
Në versionin fillestar, të projektligjit të siguruar nga Klan Kosova thuhet se ata që dëshirojnë të kandidohen për president duhet ta dorëzojnë një peticion me së paku 15 mijë nënshkrime të votuesve.