Kryeministri i vendit Albin Kurti në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka deklaruar se për shtëpinë ku jeton paguan 250 euro qira në muaj.
Për Burim Halilin nga Agjencia e Patundshmërisë “Access” kjo pagesë është e pabesueshme, pasi sipas tij qe një dekadë merret me këtë punë dhe nuk i ka ndodhur të lëshojë me qira një shtëpi në Prishtinë me kësi çmimi.
Sipas Halili qiraja e shtëpisë së Kurtit me çmimin e tregut është dyfish me e madhe, njofton Klan Kosova.
Por, banorët e lagjes Taslixhe ku gjendet shtëpia e Kurtit thonë se çmimi është i arsyeshëm për shkak të vendit ku gjendet objekti.
Bile kanë dëgjuar që pronarët deshën pagesë edhe më të ulët nga Kurti.
Shtëpinë rreth 230 metra katrorë Kurti e ka marrë me qira për tre vjet.