Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi, i është rikthyer muzikës me një këngë të re.
“A m’ke harru” mban titullin projekti i ri muzikor i saj, që është një këngë e re ritmike-verore.
Muzika është punuar nga Irkenc Hyka, gjersa tekstin e ka shkruar Endrit Mumajesi, i njohur si MUMA.
“A m’ke harru” është vizualizuar edhe me klip, në të cilin këngëtarja shfaqet mjaft atraktive me paraqitjen e saj.
Për anën vizuale të projektit është kujdesur UNIX Production, shkruan Telegrafi.
Leonora përndryshe ka paralajmëruar se tani e tutje do të jetë më aktive me projekte muzikore e koncerte, për të qenë sa më pranë fansave.