Si mund të bëjnë gjërat e vogla ndryshime të mëdha. A mundemi që politikat që stolisin gjendjen të zëvendësohen me politikat që ndryshojnë gjendjen – Si do të duket një qeverisje e mirë, pak e kushtueshme e shumë vizionare. Konsideroj se kjo është fusha e politikës e cila tek qytetari duhet të arrijë në vend të klithjeve diletanteske si ofertë politike. – Si fruthi apo fenomeni i hapjes së lajmit gojë pas goje, duhet të arrijë lajmi se ne kemi qëllimin e shënimit të PIKËS SË KTHESËS , për Kosovën.
Nju Yorku Lindor në vitet 1980-1990 ishte i mbushur nga e keqja, krimi, droga, korrupsioni, amoraliteti, dhuna, vozitja e shfrenuar… – Pika e kthesës ndodhi dhe ndryshoi jeta e qytetarëve. Ekonomistët thonë se në shënimin e pikës së kthesës, pos strategjisë së policisë e drejtësisë, efekt të madh pati përmirësimi në ekonominë e qytetit, efektin e punësimit të te rinjve që përndryshe do kishin ecur në rrugët si kishin vepruar moshatarët para pikës së kthesës. – Motivuar nga libri i Malcolm Gladwel -“Pika e Kthesës”
Në Ballkan në kohën e ekzistencës së multikularizmit veç përplasjeve nacionale ka edhe përplasje të qytetërimeve. Mbase, në betejën e kësaj përplasje janë qytetërimi Perëndimor, Sllav- Ortodoks dhe Islamist. E vështirë që në Ballkan të vendoset qartazi kufiri territorial në mes këtyre qytetërimeve. Në Tiranë, Prishtinë e Shkup ,mbase, duhet të artikulohet e shënohet si PIKA E KTHESËS në ridefinimin Perëndimor të qytetërimit.
Pse?
Në vitet e ’90 ta ishte më i lehtë veprimi politik, pasi qartazi ishim të identifikuar me qytetërimin Perëndimor dhe se përballë kishim ate Sllav-Ortodoks. Sot nuk mund të heshtim karshi tendencës së jetesës edhe të një qytetërimi tjetër tek ne…. Qytetërimi Perëndimor krijon hapësirë të tolerancës e multikularizmit dhe bindjes së lirë fetare brenda normës së precizuar ligjore. Në qytetërimet tjera është e vështirë ta gjesh!
Mesazhet politike në vend të propagandës së shekullit nëntëmbëdhjetë
Irituese kumtesat, postimet e partive politike. Në to nuk gjen porosinë politike, nuk gjen artikulim të qartë të idesë apo mendimit. Gjen shablone me klithje e brohoritje, të cilat nuk u bëjnë nder as atyre që iu adresohen. Thonë se propaganda gjendet më pranë indokrinimit sesa arsimimit në kuptimin se ajo kërkon të NGULITË idetë, kauzat e jo t’i SHPJEGOJ ,a argumentoj ato. Me këtë ecje në ajër, propaganda krijon shtypin partizan. Ne, bëhemi shoqëri partizanësh e fanatikësh duke u larguar nga realja. Me propagandë mbase edhe po hyjm në procesin zgjedhor!
Konceptin që mbanë pavarësinë pa qenë arrogantë, të bindshëm, por pa qenë servilë.
Ecjes e jo vrapit, pasi duke kërkuar në vrap e humbim këtë të fituar me gjak.
Kjo shoqëri më nuk toleron që politika e vrapit të krijojë qytetarë të turrit!
Në politikën e Kosovës, karshi aktualitetit ekzistues i duhet Koalicioni i Politikës së Re. Koalicion i cili promovon idenë e arritjes së PAQES DEMOKRATIKE në rajon, dhe e cila i shërben maksimës së zgjerimit demokratik të shteteve të përfshira në NATO dhe BE. Politika e tillë, nënkupton besimin reciprocitetin dhe sundimin e ligjit, ngjashëm me modelin e ekzistencës së shteteve Skandinave.
Në planin e brendshëm promovon politika që lidhen me nevojat e të gjithë qytetarëve në bazë të parimit që lidhet me idealet si seleksionues i këtyre nevojave. Me këtë koalicion, tranzicioni i stërgjatur duhet të përfundojë si koncept në mënyrën e të bërit politik. Është koha për politika që e konsolidojnë shtetin dhe demokracinë. Fitimi i betejës për një qeverisje të mirë e të ndërgjegjshme na rikthen në shtratin e orientimit pro Perëndimor ballëhapur.