Shumica e artistëve kosovarë në kohë të zgjedhjeve tregojnë preferencat e tyre politike. Në mesin e tyre është edhe reperi Fero.
Ai është parë shumë i afërt me zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës gjatë javëve të fundit.
Fillimisht ishte takuar me anëtarin e LDK’së, Gani Gecin, me të cilin kishin publikuar edhe një fotografi.
“Përshëndetje nga Gjilani bashkë me Feron edhe artistët e rinjë të gjithë me LDK”, kishte shkruar Geci në Facebook, kur kishte njoftuar për takimin me të.
Por, Fero i ka vazhduar takimet me zyrtarë të kësaj partie edhe mbrëmë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Fero ka treguar se është takuar edhe me nënkryetarin e kësaj partie, Lutfi Hazirin dhe kandidaten për deputete, Valentina Bunjaku-Rexhepin.
Nuk dihet nëse artisti do t’i bashkohet kësaj partie, apo vetëm ka miqësi me këta zyrtarë.