A po kanë frikë partitë politike nga zgjedhjet? Përplasen Bajqinovci dhe Kabashi

Prishtinë | 15 Pri 2020 | 18:45 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci dhe analisti Bekim Kabashi, në InfoMagazinë të Klan Kosovës, kanë pasur debat të ashpër për cështje të ndryshme.

Kabashi, ka thënë se asnjë sondazh nuk është legjitim derisa t’i përfundojë mandati deputetit.

“Asnjë sondazh asgjë nuk është legjitime derisa t’i përfundojë mandate zotit Bajqinovci. Kur t’i përfundon flasim. Po flasim për shtet që funksionon me rregulla ligjore, kushtetuese. Vetëvendosje në zgjedhjet e kalume nuk është se ka pasë shumë vullnet me shku në zgjedhje për shkak të ndarjes dhe nuk ishte shumë e konsolidume. Edhe partitë tjera kanë momentum kur duan ose nuk duan të shkojnë në zgjedhje”, ka thënë ai.

Ndërsa Bajqinovci tha se ata që kanë inicuar mocionin ka qenë dashtë të din se duhet të shkohet në zgjedhje.

“Ata që kanë menduar me bo mocionin është dashtë me ditë që duhet me shku në zgjedhje. Ne do të fitojmë ndoshta që nuk do të kemi nevojë me bë me asnjë parti politike koalicion. Mos me pasë frikë partitë politike zoti Kabashi, meniherë kishin shku në zgjedhje e nuk kishin tentu me shkelë Kushtetutën me çdo kusht”, tha ai.

Të ngjashme